• 8 years ago
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi shefin e qeverisë Edi Rama se po pengon reformën në drejtësi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, deputeti demokrat tha se kryeministri po sajon një ngërç për ngritjen e Byrosë së Hetimit, kur në fakt, demokratët e kanë dhënë dakordëinë për ngritjen e këtij institucioni sipas modelit amerikan dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Berisha shprehu bindjen se reforma në drejtësi do të miratohet pavarësisht bllokimit që sipas tij i bën Rama.

"Reforma e drejtësisë është problem madhor, se sot është dita të hiqen maskat, t'i faktojmë shqiptarëve se njeriu që e bllokon reformën është Edi Rama, njeriu që saboton është Edi Rama dhe këtë jua them me fakte të pakundërshtueshme. Njeriu që u thotë shqiptarëve po bëj reformën me 64 vota është Edi Rama, në një kohë kur reforma kërkon minumimi 94 vota. Po mban peng Byronë e Hetimit, dhe i gënjen të tjerët i thotë më pengon Ylli Manjani. Ylli Manjani thotë atë që ka thënë Sali Berisha, Pandeli Majko dhe çdo deputet tjetër, që ka thënë Komisioni i Venecias dhe nuk mund të thotë "Edi Rama kryehetues", "Edi Rama kryeprokuror". Byroja e Hetimit sipas Komisionit të Venecias përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ankimoi PD. Po pse ça je ti, kryeministër që të pengon një ministër? Po ti s?je kryeministër. Ti e do Byronë për veten tënde, nuk e do për hetimin. Se Byroja do të vijojë me Surrelin, me pallatin 5-katësh. Krijove një grup? Cili është grupi? Grupi me në krye Xhafën, përfaqësuesin e klaneve të drogës, e të tjerë. Emëroi Sokol Sadushin, një militant partiak, dhe i tha këtij më bëj Gjykatën e Lartë Administrative. Kunati i Mimit, të cilin unë para disa ditësh e mbështeta, tani del e thotë: Si mund të votojnë gjykatësit kur ata e dinë që unë do bëj ligjin dhe ata s'më votojnë kurrë mua. E kuptoni ju cfarë reforme ka katranosur ai?! Edhe reforma do të bëhet, jua them unë. Rama nuk mund të mashtrojë më, reforma do bëhet me 120 vota, me 130 vota. Edhe dje kryetari i PD e ftoi të ulet dhe të procedojnë në reformën e standardeve më të mira. Ti do jesh kryegjykatësi i vendit, se je më i vjetri në Gjykatë Supreme. Ky njeri tallet me reformën", - tha Berisha.

Category

📺
TV

Recommended