Kosovë, zhgënjim për “vizat” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike në Kosovë shpreh shqetësimin e saj për mos heqjen e vizave nga Bashkimi Europian. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar gjate mbledhjes se qeverise, ku u miratua programi për zbatimin e MSA-se, se Brukseli po përdor standarde të dyfishta, pasi Prishtina zyrtare ka plotësuar të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave. Ndërsa kryeparalmentari Kadri Veseli tha gjatë një aktiviteti në Prishtinë se në rast se arsyeja e një përgjigje negative për vizat është korrupsioni, atëherë të ndëshkohen politikanët e korruptuar dhe jo qytetarët. Një ditë më parë edhe zv/kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se raporti negativ i Brukselit po e izolon Kosovën. Ai tha se be po cenon sigurinë e rajonit, pasi pa liberalizimin e vizave kosovaret po kërkojnë dyshtetësi ne vendet fqinje.