Rritja e karburanteve ne treg - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë edhe një ulje të konsumit të tij. Sipas zyrës së mbrojtjes së konsumatorit, qytetarët kanë filluar që të reduktojnë përdorimin e mjeteve të transportit pasi janë duke paguar më shumë jo vetëm për shkak të rritjes që shitësit i kanë bërë çmimit të hidrokarbureve edhe në një kohë kur në ligj parashikohet që të ketë rezerva disa mujore nafte për ata që e importojnë, por nga ana tjetër probleme ka edhe me cilësinë. Ndërkohë që edhe biznesi është duke paguar një faturë të konsiderueshme si pasojë e rritjes së çmimit të naftës. Nga ana tjetër Shoqata e Hidrokarbureve shprehet se rritja e çmimit ka ardhur nga ndikimi i tregut ndërkombëtar dhe futja e taksave të reja. Parashikohet që rritja e mëtejshme e çmimit të arit të zi të sjellë efekte të rëndësishme në ekonominë botërore pasi rrezikon në të njëjtën kohë edhe rritjen e çmimit për energjinë elektrike.

Increase in fuel prices has also brought a reduction in its consumption. According to consumer protection office, citizens have begun to reduce the use of vehicles after they were paying more, not only because of growth that vendors have made ??the price of hydrocarbons at a time when the law provides to make reservations some oil monthly to those who import, but on the other hand there are problems with quality. While the business is paying a substantial bill as a result of increased oil prices. On the other hand Petroleum Association says that the price increase has come from the influence of international market and the introduction of new taxes. It is anticipated that further increase the price of black gold to bring important effects on the world economy as risks at the same time increase the price for electricity.

Category

📺
TV

Recommended