LEZHË ? 8 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre dhe dy fëmijë, pas përplasjes së dy mjeteve në superstradën Lezhë-Laç.
Aksident ndodhi rreth orës 15:00 të së martës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Ka qenë përplasja e një mjeti tip "Benz" me targa TR 0092 H që drejtohej nga shtetasi me iniciale K.M., me mjetin tip "Golf 5" me targa AA 747 FP që drejtohej nga shtetasi K.H..
Përplasja e dy mjeteve ka qenë e fortë, duke sjellë plagosjen e dy drejtuesve të tyre si dhe 6 të tjerëve të cilët udhëtonin me to. Ata janë dërguar më urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa 2 prej të plagosurve mes tyre dhe një fëmijë 2-vjeç janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për shkak të frakturave të marra në disa pjesë të trupit.
4 nga të plagosurit janë shtetasit me iniciale G.M., 26 vjeç, K.M., 27 vjeç, E.M., 6 vjeç si dhe B.M., 50-vjeç të gjithë pjesëtarë të një familje nga Tirana, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë nuk janë identifikuar ende.
Bluzat e bardha në Spitalin e Lezhës kanë bërë të ditur se gjendja e 6 të plagosurve të cilët ndodhen në këtë spital është e normalizuar dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip "GOLF" i cili po vinte në drejtim të Lezhës, duke sjellë edhe përplasjen e fortë. Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve për disa minuat në superstradë, pasi mjetet e aksidentuara kanë qenë në rrugë, ndërsa për të normalizuar trafikun është dashur ndërhyrja e policisë rrugore.

Category
📺
TV