A1 Report - Shisnin ilaçet e QSUT, pranga infermierit dhe dy farmacisteve

  • 9 years ago
TIRANË - Dy farmacist dhe një infermier të Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, kanë përfunduar në pranga me akuzën se kanë vjedhur ilaçe të spitalit dhe i kanë shitur kundrejt çmimeve më të ulta në farmacitë private. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, gjatë ditës së djeshme, efektivët e sektorit Kundër Krimit Ekonomik, pas një hetimi, në kuadër të operacionit policor "Farmacistët", është realizuar në afërsi të rrugës "Bardhyl" Tiranë.

Në pranga nga Policia e Tiranës janë vënë:
Roland Martini, 63 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë farmacist në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Rexhep Balla, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë infermier në Spitalin Universitar Psikiatrik "Xhavit Gjata", i cili u arrestua pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Ervin Burreli, 32 vjeç, banues në Tiranë, me arsim të mesëm, me detyrë ish-farmacist në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën".

Policia ka bërë të ditur se, nga hetimet e bëra në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë shitur në farmaci të ndryshme të Tiranës kundrejt çmimeve më të ulëta se ai reali ilaçe, të cilat kishin të stampuar në amballazhin e tyre "Për përdorim spitalor, ndalohet shitja".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderushme ilaçesh të cilat kishin të stampuar në amballazhin e tyre stampën "Përdorim spitalor, ndalohet shitja".

Dosja me materialet në ngarkim të tre të arrestuarve, i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ky është rasti i dytë brenda pak javëve që policia e Tiranës godet rastet e korrupsionit dhe përfitimit nga bluzat e bardha në QSUT. Më herët ishte goditur një rrjet ku ishin të përfshirë edhe mjekë dhe që zhvatnin nga 15 mijë deri në 17 mijë lekë të reja qytetarëve për t'ju bërë skanerin dhe rezonancën në spitalin shtetëror

Category

📺
TV

Recommended