• 10 years ago
Institucionet shtetërore në vend kanë dënuar aktin vandal të kryer në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir. Ata kërkojnë që Institucionet e sistemit të gjejnë sa më shpejtë autorët e krimit dhe t'i nxjerrin para drejtësisë. Qeveria madje ka paralajmëruar masa për riparimin e dëmeve në periudhë sa më të shkurt.

"Qeveria e Maqedonisë dënon ashpër aktin vandal ku u demolua objekti apo muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit. Njëkohësisht dëshirojmë të informojmë opinionin se institucionet e sistemit punojnë në zbardhjen në tërës të rastit kapjen e kryerësve dhe daljen e tyre para organeve të drejtësisë. Gjithashtu qeveria e Maqedonisë do t'i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që në një afat të shkurtër kohor të bëj riparimin e dëmeve të shkaktuara nga ky akt vandal në këtë objekt të rëndësishëm historik për kombin tonë", tha Muhamet Hoxha zëdhënës i qeverisë.

Aktin e shëmtuar dhe vandal e dënoi edhe Ministria e kulturës, duke shprehur bindje se autorët së shpejti do të dalin para drejtësisë.

"Ministria e kulturës ashpër dënon aktin vandal që mëngjesin e sotëm autor të panjohur dëmtuan pjesë të muzeut të alfabetit shqip në Manastir, në të cilin është vendosur pjesë e historisë kulturore e popullit shqiptar në Maqedoni. Jemi të bindur se autorët së shpejti do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë", thuhet në reagimin e Ministrisë së kulturës.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni e cilësuar aktin si vepër të rëndë pasi ndodh pikërisht në ditën kur shënohet festa e arsimit sllav ndërsa dëmtohen objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. Ata madje kërkojnë nga Tirana dhe Prishtina zyrtare të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve kudo që ato ndodhen.

"Vlerësojmë se ky akt i ulët qyqar i qarqeve të caktuara maqedonase, të ushqyer me albanofobi të skajshme, edhe më tepër prishë marrëdhëniet ndëretnike që me aq mund po mundohemi t`i krijojmë si shoqëri shumetnike. I bëjmë thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës si dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni, o të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike ose të deklarohen publikisht se heqin dorë nga kujtesa historike dhe kodi i identifikimit të identitetit shqiptarë sikurse është muzeu i Kongresit të alfabetit", thuhet në reagimin e shoqatës së historianëve shqiptar. Ndaj këtij akti jonjerëzor ka reaguar edhe BDI e cila kërkuar nga organet e rendit që të zbardhë rastin dhe autorët të marrin dënimin e merituar. Sipas BDI-së me këtë akt po dëshmohet se dikush nuk respekton vlerën e kulturës së të tjerëve e as vlerat e marrëdhënieve ndëretnike. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended