Akademia Muzikore "MUZA" nderon me cmimin "MUZA" Z.Klajdi Sahatci dhe Znj. Dhurata Lazo

  • 9 years ago
Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kultures ne bashkepunim me Keshillin e Muzikes Shqiptare dhe Qendren Kulturore CESK ZADEJA organizuan promovimin e CD-se "ALBANIAN MEMORIES"
Kjo CD me titullin intrigues "Kujtime Shqiptare", bëhet për dëgjuesit akoma edhe më e besueshme si një dokument zanor i veçantë, pasi na vjen po përmes 2 "rrëfimtarëve" shqiptarë nga origjina, mjeshtra në veglat e tyre muzikore: Klaidi Sahatçi në violinë (first Concertmaster of Tonhalle Orchestra Zurich, soloist and music professor) dhe zonja Dhurata Lazo Bejleri në piano.
Ne kete aktivitet Akademia Muzikore "MUZA" nderoi me cmimin "MUZA" dy artistet e shkelqyer te skenes shqiptare, qe me tingujt e tyre muzikore percojne artin shqiptar ne skenat boterore.
Cmimi "MUZA" ju dorezua
Violinistit Z.Klaidi Sahatçi dhe pianistes Znj. Dhurata Lazo Bejleri
Me motivacionin :
Per realizimin cilesor te CD-se ALBANIA MEMORIES
Eshtë vërtet një rast i rrallë të dëgjosh muzikën shqiptare për violinë e piano nga duart e Klaidi Sahatçi-ut, i cili luan me një violinë "Wieniawsky" të 1719, të bërë nga mjeshtri Antonio Stradivari.
Në fakt, hapi i parë që bën kur dëgjon këtë CD lidhet me rivlerësimin dhe ridimensionimin e asaj ç'ka quhet muzikë shqiptare dhe shkollë kombëtare në muzikë....

Montazhi & Grafika : Renato Alickolli