Miratohet me gjysmën e votave të opozitë së re Kodi i ri Zgjedhor:Rirenditje e pjesës së 1 të listës

  • 3 years ago
TIRANË- Me gjysmën e votave të opozitës së re, Partia Socialiste ka miratuar në Komisionin e Ligjeve, draftin e ri i të mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pa deputeten Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Ralf Gjoni i miratua propozimi i ri i Gjiknurit  që u prezantua ditën e sotme.

Ky propozim parashikon një ulje të pragut për partitë nga 3 deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale.  i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht, jo 12 siç e kërkoi Myslim Murrizi. Për t'u ngjitur në listë, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota.Gjithashtu, u miratuan edhe koalicionet me listë unike, jo të përbërë siç e kërkon PD-LSI. Megjithatë ndryshe nga nenet e tjera, në këtë rast opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen dhe kaloi pa votat e tyre.

Recommended