Top News - Kërkuesit Italianë/ Zbulojnë rrjet liqenesh në Mars

  • 3 years ago
Ka një rrjet liqenesh të kripur nën akujt e polit jugor të marsit që mund të ndihmojnë në rishkrimin e historisë së klimës në planetin e kuq dhe të hedhin dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës atje. Përreth liqenit të zbuluar në 2018 nga një grup italianësh, në fakt, janë zbuluar edhe tre të tjerë, për të cilët është folur në revistën Nature Astronomy, nga të njëjtët autorë të studimit të parë. Edhe liqenet e reja janë zbuluar me radarin Marsis, ofruar nga agjencia hapësinore italiane, misionit mars express të agjencisë hapësinore evropiane.

Për ekspertët, zbulimi i një sistemi të plotë liqenesh tregon se procesi i krijimit të tyre është relativisht i thjeshtë dhe i përbashkët dhe se këto liqene me gjasa kanë ekzistuar për pjesën më të madhe të historisë së marsit. Si pasojë, në to mund të jenë ruajtur deri në ditët e sotme, gjurmë të mundshme të ndonjë forme jete që mund të kenë evoluar kur marsi kishte një atmosferë të dendur, një klimë më të butë dhe ujë në sipërfaqe, ngjashëm si në tokë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mars#Liqen#TopChannel

Recommended