Ora News - Banorët e Zvërnecit kaluan natën pa gjumë, flakët u rrezikuan fshatin

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një zjarr i përmasave të mëdha i shfaqur gjatë natës kërcënoi zonën e banuar të fshatit Zvërnec në Vlorë

I ndihmuar dhe nga era e fortë zjarri ka përparuar me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme drurësh e pemësh frutore ndërsa iu drejtua shtëpive.

Për të vënë nën kontroll flakët u angazhuan dhjetra zjarrfikës e forca të ushtrisë, ndërsa efektivët e FNSH evakuuan banorët e rrezikuar të cilët e kaluan natën jashtë.

?Kemi tërë natën pa gjumë? thone banoret.

Situata ka qënë kritike deri në orën 03:00, ku reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, por vatra të vogla ishin të pranishme edhe mëngjesin e të hënës

?Gati 50 ushtare, 3 ? 4 zjarrfikëse që shuan zjarrin dhe ruajtën fshatin?

Stuhia- Era e fortë ndërkohë shkaktoi probleme në qytetin bregdetar.

Në zonën e Lungomares u rrëzuan pemë e kabina që qëndronin aty gjatë sezonit turistik, sikurse edhe në Pyllin e Sodës.

Për shkak të motit të keq lundrimi detar mbetet i pezulluar!

Tragetet e linjave me Italinë nuk janë nisur, ndërsa peshkarexhat janë urdhëruar të mos dalin në det ku forca e detit arrin deri në 7 ballë.

Kukes- Problematika pati edhe në verilindje të vendit

Në aksin Kukës-Shishtavec, masivë shkëmbijsh përfunduan në rrugë gjatë natës.

Kjo rrugë është kthyer në kërcënim serioz për udhëtarët pasi ajo ka mbetur pa mirëmbajtje për shkak të një problematike me varësinë nga ARRSH.

Probleme pati edhe në disa akse të tjera lidhin Kukësin me Peshkopinë, Bajram Currin me Valbonën e disa rrugë rurale në fshatrat e thella.

Ndërkohë në disa zona të vendit pati probleme me energjinë elektrike.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/banoret-e-zvernecit-kaluan-naten-pa-gjume-flaket-u-rrezikuan-fshatin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended