Wake Up/ Studimi me pacientë shqiptarë: Burrat, duhanpirësit, obezët më të rrezikuar nga COVID

  • 3 years ago
Fatmirësisht dje nuk kishim asnjë viktimë nga koronavirusi ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 134 raste të reja infektimi. Megjithatë mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, shifra këto që vazhdojnë të rriten fatkeqësisht çdo ditë e më shumë. Gjatë këtyre muajve të pandemisë studime të shumta në mbarë botën kanë hedhur dritë mbi këtë virus të ri, mbi faktorët e riskut etj. Së fundmi nga Gjermania vjen një studim i mirëfilltë i mjekes shqiptaro-gjermane, njëkohësisht dhe nënkryetare e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, doktoreshë Aurora Dollenberg. Studimi i saj është bazuar mbi të dhënat e pacientëve që ajo ka trajtuar që prej shfaqjes së pandemisë, pacientë gjermanë dhe shqiptarë. Rezultatet e studimit tregojnë se rreth 80% e të infektuar me COVID-19 janë me simptoma të lehta ose asimptomatik dhe shërimi tek këta pacientë është pa efekte anësore. Të tjera të dhëna interesante nga ky studim janë:
- Pothuajse gjysma e pacientëve (48%) rezultoi se nuk kishin sëmundje të tjera shoqëruese
- 6% e pacientëve ishin burra në raport me 3% që ishin gra.
-10% thotë studimi të infektuarve janë të moshës mbi 25-30 vjeç dhe 70% të infektuar të moshës mbi 65-70 vjeç
Doktoreshë Aurora Dollenberg e cila ka kryer dhe këtë studim ishte sot me ne për të na njohur me detajet e këtij studimi.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended