Kur do të fillojë Superliga? Ekipet e futbollit do të ndryshojnë listën e kërkesave për qeverinë

  • 3 years ago
Pas debateve në distancë mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe përfaqësuesëve të qeverisë për ndryshimet e reja në paketën ligjore dhe veçanërisht në pjesën fiskale, palët janë ulur në një tryezë diskutimi.


Presidentët e Ligës Profesioniste sëbashku me drejtuesit e lartë të FSHF-s kanë qenë të pranishëm në një mbledhje në stadiumin ?Air Albania? e cila ka zgjatur mbi një orë me përfaqësuesin e qeverisë deputetin Fidel Ylli. Në përfundim të saj presidenti i ligës profesioniste Edvin Libohova tregon verdiktin e diksutimeve.

?Do të riformulojmë kërkesat?, shprehet Edvin Libohova, president i ligës profesioniste të futbollit.

Ndërkohë që bojkoti mbetet arma e fortë e pjesës së futbollit, përfqësuesi i qeverisë, Z.Ylli kërkon fundin e tij dhe rifillimin e kampionatit si një shenjë pozitive kjo për për vazhdimin e negociatave dhe përmbushjes së kërkesave.

?Duhet që futbolli të fillojë ndërkohë që do të shikojmë përpara në zgjidhjen e këtij ngërci?, u shpreh Ylli.

Ndërkaq pritet që të ketë sërish një riformulim të kërkesave ashtu sic ka pohuar dhe vetë presidenti i Ligës, Libohova, ndësa do të merret shumë shpejt dhe një vendim në lidhje me rifillimine kampionatit të kategorisë Superiore, e cila duhet të startonte më 12 shtator por është shtyrë për shkak të këtij ngërci të krijuar mes komunitetit të futbollit dhe qeverisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Superliga#Football#TopChannel

Recommended