Top News - Zaev për vaksinën: Greqia e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

  • 3 years ago
Zoran Zaev rrëfeu se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i gatshëm që Greqia të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën kundër Covid-19, me qëllimin që të përshpejtohet procesi.


?Mitsotakis ishte gati që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta marrin vaksinës përmes saj, si vend anëtare i BE-së, pasi fillimisht kjo vaksinë kalon më së pari tek anetarët e bllokut dhe pastaj te kandidatët për integrim. Nëse kjo mund të bëhet me 15 apo 20 ditë avançë, atëherë është mëse e mirëpritur?, tha Zaev, duke e cilësuar deklaratën e shefit të ekzekutivit grek si dëshmi të miqësisë së mirë.

BE-ja e merr në fund të vitit vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca. Blloku e ka krijuar tashmë mundësinë që vende partnere joanëtare të përfitojnë në rast se ajo u jepet si donacion nga një shtet i BE-së. Marrëdhënia mes Zaev dhe Mitsotakis ka ardhur duke u përmirësuar. Edhe pse kryeministri grek e pati kritikuar ashpër marrëveshjen e Prespës në 2018-ën, kur asokohe ishte në opozitë, tani duket se të gjithë po përpiqen t?i harrojnë deklarat per tradhti kundër Alexis Tsipras dhe të fokusohen te bashkëpunimi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KyriakosMitsotakis#ZoranZaev#TopChannel

Recommended