Top News - Pandemia e koronavirusit/ ’Vret’ dasmat e mëdha turke

  • 3 years ago
Sallat e dasmave në të gjithë turqinë, mbeten të zbrazura, në një kohë kur nuset e ardhshme detyrohen të anulojnë ceremonitë e planifikuara për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga covid 19. Autoritetet turke njoftuan shtyrjen e ndalimit të martesave dhe ceremonive të tjera këtë muaj në një kohë kur rriten shqetësimet për ekspozimin ndaj virusit në këto evente. E ky ka qenë një telash i madh për industrinë e jashtëzakonshme të dasmave në Turqi.

Shoqja ime e ngushtë e shtyu dasmën e saj për të pestën herë. Duhej të ishte zhvilluar në mars. Unë besoj se e gjithë kjo po e vendos nën presion sektorin e dasmave dhe ne do të njihemi si nuset e pandemisë...
Në turqi, sektori i dasmave është shumë i madh. 600 mijë cifte martohen cdo vit dhe në cdo dasëm shpenzohen mesatarisht 100 mijë lira turke. Dhe janë rreth 600 mijë kompani që ofrojnë shërbime për sektorin e dasmave, duke filluar nga ambjentet e zhvillimit të tyre, fotografët, pasticierët, parukeritë etj. Në turqi, dasmat kanë mesatarisht 250 të ftuar dhe prej tyre, të paktën 80 udhëtojnë nga një qytet tjetër.

Nëse kovidi ikën, atëherë 2021 do të jetë një vit shumë i mirë. Kërkesat për 2021 kanë filluar dy muaj më parë dhe për shkak të shtyrjes së shumë dasmave, ditët më të kërkuara si të shtunat dhe të dielat, janë zënë tashmë. Por a do të mbarojë kovidi, kjo është pyetja e madhe


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Wedding#TopChannel

Recommended