PD: Rama e Veliaj propagande per rindertimin e shkollave |Lajme-News

  • 3 years ago
Nga shkolla e Pezë Helmësit, që nuk do të hapë dyert për 360 nxënësit e saj ditën e hënë, demokratët akuzuan Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po bëjnë propagandë me projektin e rindërtimit.
?Ndërkohë që Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë premtuar që do të bënin rindërtimin dhe viti i ri shkollor nuk do të gjente askënd pa shkuar në bankën e shkollës tek shkollat e rindërtuara, ne kemi në fakt një vit të ri shkollor që na gjen pa as edhe një shkollë të rindërtuar?.
Nxënësit e kësaj shkolle të prishur nga tërmeti i 26 Nëntorit do të bëjnë mësim me 4 turne pasdite në shkollën e Vaqarrit. Ata thonë se e kanë të pamundur të kthehen pas orës 20:00 të mbrëmjes dhe kërkojnë nga pushteti lokal që t?u vërë një mjet udhëtimi në dispozicion.
?Si mund te kthehem në orë të vona, s?do kemi transport dhe do vimë me orë të vona në shtëpi?.
Por në një deklarëtë për mediat, Bashkia e Tiranës sqaroi se shkolla 9-vjeçare në Pezë Helmës rikonstruktohet nën menaxhimin e UNDP dhe se nxënësit do të transferohen në një shkollë private që do të funksionojë me vetëm një turn.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended