Ora News - Ilir Beqaj nuk i dinte adresën, Ditmir Bushati shfaqet në Shkodër duke darkuar me Kim

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Vizita dy ditore e ambasadores amerikane në Shkoder, përveç takimit me kryetaren e bashkisë dhe vizitave në disa prej objekteve të njohura historiko-kulturore, e ato fetare, ka patur edhe risi.

Mbrëmjen e parë të qëndrimit në kryeqendrën e veriut, Yuri Kim është parë të darkojë me ish- Ministrin e Jashtëm, njëherësh ish-drejtuesin politik të qarkut Ditmir Bushati.

Tv1 Channel ka siguruar ekskluzivisht foton e darkës mes Kim dhe Bushatit, në një nga restorantet e njohura në qendër të qytetit.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Kim dhe Bushati gjatë darkës por kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja amerikane ka lëshuar një deklaratë të fortë për liderët politike në prag të zgjedhjeve, duke u kujtuar atyre se do të mbajnë përgjegjësi për ata që do garojnë nën flamujt e tyre, deklaratë të cilën e përsëriti edhe dje në Shkodër.

Ndërkaq, qëndrimet e Bushatit p?r dekriminalizimin dhe ngjarjet në Shkodër janë të njohura publikisht.

Një vit më parë Bushati u shkarkua prej kryeministrit Rama nga drejtimi i politik i qarkut dhe u zëvendësua me Valdrin Pjetrin, i cili nuk e mori dot detyrën për shkak se u prek nga ligji për dekriminalizimin.

Edi Rama delegoi në Shkodër Ilir Beqjan disa ditë më parë dhe ky i fundit kur u pyet nga mediat për Bushatin, tha se nuk ndodhej në Shkodër e Tiranë, por takimi i Kim vetëm dy ditë pas kësaj deklarate pikërisht në Shkoder, është surprizë.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/ilir-beqaj-nuk-i-dinte-adresen-ditmir-bushati-shfaqet-ne-shkoder-duke-darkuar-me-kim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended