Teliti: Pasi luajti bixhoz 7 vjet me ekonominë, Rama kërkon të luajë edhe me kazino

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Vetëm dy vite më parë kryeministri Rama vendosi për mbylljen e lojrave të fatit, këtë vit qeveria vendosi sërish që t?i lejojë ato. Këtë të mërkurë (9 shtator) në fletoren zyrtare u botua VKM që do të lejojë hapjen e kazinove në qytetin e Tiranë, madje në zemër të saj.

Për ekspertin e ekonomisë në Partisë Demokratike Dortian Teliti, kryeministri Edi Rama pasi luajti 7 vjet bixhoz me ekonominë edhe paratë e taksapaguesve, do luajë bizhoz edhe me kazinotë.

Dorian Teliti: ?Pasi luajti bixhoz 7 vjet me ekonominë shqiptare, pasi luajti bixhoz 7 vjet me paratë e taksapaguesve, pasi luajti bixhoz me pronën publike, pasi luajti bixhoz me lejet e liçencat, tashmë do luajë bixhoz edhe me kazino. A e mbani mend kryeminstrin para 2 vitesh ku thoshte nga foltorja e parlamentit se 90% e grave shqiptare, nuk e duan bixhozin dhe nga 1 janari i vitit 2019, do i kthejmë burrat në shtëpi. Çfarë ka ndodhur tani që kryeministri hapi kazinotë? Ka marrë mesazh nga 90% e grave që thonë u lodhëm me burrat në shtëpi? Apo tashmë kryeminsitrit i kanë shkuar njerëzit e afërt të tij, me ata që ka ndarë paratë qeveria shqiptare, lejet, licencat, aty ku po mbijnë si kërpudha kullat në qendër të Tiranës, në zonën e ?Piazës?, Kuvendit të Shqipërisë, ?Bllokut?. Kjo është harta që ka miratuar qeveria për hapjen e kazinove.?

I ftuar në ?RTV ORA?, Teliti u shpreh se në një nga vendimet e qeverisë, ishte dhe hapja e garës për një licencë të vetme.

Sipas tij, ata që do marrin licencën, do hapin disa kazino të ndryshme duke përdorur vetëm këtë licencë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/teliti-pasi-luajti-bixhoz-7-vjet-me-ekonomine-rama-kerkon-te-luaje-edhe-me-kazino/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended