Protestë për pallatet e dëmtuara/ Banorët e Durrësit: Nuk dimë ende çdo bëhet me shtëpinë tona

  • 3 years ago
Fati i shumë banesave kolektive të dëmtuara nga tërmeti është ende i panjohur për banorët e tyre. Ky pallat përbri aneksit të stadiumit ?Niko Dovana?, në lagjen nr.5 të Durrësit, është vlerësuar në nivelin e dëmit DS4.


Ndryshe nga shumë pallate të tjera të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, banorët e tij, nuk dinë se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre. Akt-ekspertiza e thelluar për vlerësimin e llojit të ndërhyrjes në objekt mungon.

Top Channel u interesua në Bashkinë e Durrësit në lidhje me këtë shqetësim të banorëve. Ndonëse kanë kaluar muaj të tërë pritjeje, bëhet me dije se Instituti i Ndërtimit nuk e ka sjellë ende akt-ekspertizën e thelluar për këtë pallat, pavarësisht se banorëve u është thënë se përgjigjja i ka kaluar bashkisë.

Për shkak të mungesës së komunikimit efektiv ndërinstitucional, ecejaket e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti mes zyrave të bashkisë dhe Institutit të Ndërtimit në Tiranë vijojnë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Durres#TopChannel

Recommended