Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan, zbardhet dëshmia e S.Sanxhaktarit:Nuk e mbaj mend, ishim të pirë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit i cili vrau me thikë Florian Lamçen, emër i njohur për blutë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në gjendje të dehur dhe përfundoi tragjikisht.

Ndërkohë, në dëshminë e tij Sanxhaktari u shpreh se nuk e mban mend pse e ka qëlluar Lamçen pasi ka qenë shumë i pirë.

Sokol Sanxhaktari: Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur. Nuk e mbaj mend se përse e kam qëlluar Florian Lamçen. Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Ne darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin te lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar.

Viktima Florian Lamçe, i njohur edhe me nofkën ?Flor Qorri?, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.

Sanxhaktari u vu në pranga bashkë me Adriano Hajdarin dhe akuzohen për vrasje me dashje.Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended