Top News - Parku Fotovoltaik/ Rama-investimi fillon në shtator

  • 4 years ago
Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.
Ministrja Balluku nënshkroi marrëveshjen nga pala shqiptare teksa kryeministri Edi Rama bëri me dije se investimi 100 milion eurosh fillon nga muaji shtator. Sipas kreut te qeverise, me kete projekt i hapet rruge nje kantieri të madh të energjisë diellore, dhe kjo marrëveshje është lajm i mirë për ekonomine e shqiperise.

?Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë kjo e sotmja. Përfitoj nga rasti të uroj gëzuar Kurban Bajramin. Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi. Por e kemi bërë sepse na është dukur e udhës që të mos u mohojmë miqve francezë për të qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të kësaj kompanie. Dhe të bindur që ky është lajm shumë i bukur për ekonominë, dhe për imazhin e vendit tonë pasi me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri fillon një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojmë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ia kanë dëgjuar emrin, përgjithësisht jo për arsyet e duhura apo për ato që ne do të donim. Një nga asetet më të çmuara është që ka një pasuri të jashtëzakonshme në ujë dhe diell. Pikërisht mbi këtë pasuri mund të ngrihet dhe po ngrihet një sektor energjitik i fortë. Falë këtij investimi të parë te dielli. Jo vetëm i bazuar ky sektor tek energjitë e rinovueshme por shton dhe energjinë diellore si potencial i madh që sapo nisim ta shfrytëzojmë. Këtu vlen të kujtohet fjala e Thomas Edison, që do të investoja të energjia diellore, dhe shpresoj përpara mos na mbarojë nafta dhe qymyri.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#BelindaBalluku#TopChannel

Recommended