Ora News - Viktimë duke ruajtur misrin, hajduti vret 65 vjeçarin në Shijak, plagos rëndë vëllain

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një 65 vjeçar u vra në Xhafzotaj të Durrësit ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë duke ruajtur një arë me misër të cilën në vazhdimësi ua kishin vjedhur. Autori dyshohet të jetë hajduti, për të cilin dy vellëzërit kishin dalë të bënin roje.

Pusia që i kishin bërë hajdutit që u vidhte arën me misër u kthye në tragjedi.

65-vjeçari Fiqiri Çalliku, u vra me thikë nga njeriu që priste të kapte flagrancë, ndërsa vallai i tij, Fadili, 63 vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja u shënua rreth mesnatës në Xhafzotaj të Shijakut, në këtë arë pranë banesës së familjes Çalliku.

Dy vellëzërit, sipas dëshmive të familjarëve kishin dalë të bënin roje, pasi disa ditë më parë u kishin vjedhur e dëmtuar arën me misër.

Por në rrethana që ende mbeten të paqarta, ata janë përplasur me hajdutin e dyshuar, i cili pasi i ka qëlluar i ka lënë aty dhe është larguar.

Dëshmia: Vëllezërit shkuan të ruanin misrin: Si i gjeti djali të gjakosur

Dy vellezërit e plagosur janë gjetur nga djali Fiqiri Çallikut, i cili i ka dërguar për në spital, por 65 vjeçari mbërriti atje i vdekur.

Vrasja duke mbrojtur mallin dhe punën e tyre, i ka tronditur familjarët e vellezërve dhe banorët e zonës, të cilët i cilësojnë si njerëz punëtorë e të ndershëm.

?Viktimat vajtën të ruanin misrin se u kishin vjedhur para disa ditësh. U vonua babai dhe djali i gjeti të plagosur të dy dhe i futi në makinë. Janë njerëz të ndershëm, asnjë konflikt nuk kanë, punojnë si qen ditë dhe natë, familja më e mirë në Shijak, Çalliktë e Shijakut?.

Disa orë pas ngjarjes, në policinë e Durrësit u shoqëruan disa persona të dyshuar, por vrasja në arën me misër ende nuk ka autorë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dy-te-plagosur-me-arme-zjarri-paraqiten-ne-spitalin-e-durresit-njeri-nderroi-jete/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended