Covid-19, Brataj: Pas 3-4 javësh nis rënia e kurbës, uji I pishinës me klor nuk përbën rrezik

  • 4 years ago
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë situatën epidemiologjike në vend pas shtimit të rasteve të të prekurve me Covid-19. I ftuar në studio Dr.Skender Brataj kreu i Urgjencës Kombëtare ndërsa në lidhje skype nga Milano mjeku Albert Troci dhe gazetari Zekeria Mexhidi nga Shkupi. Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se respektimi i mbajtjes së maskës dhe ruajtja e distancës janë e vetmja armë që kemi të gjithë. Brataj foli për situatën duke thënë se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve. Në pjesën e dytë u trajtua Dosja 339 pas veprimit të SPAK për të goditur krimin elektoral. I ftuar në studio gazetari Elton Qyno dhe në lidhje skype juristi Saimir Vishaj.