Report TV -Dasmë pa distancim dhe muzikë pas orës 20:00! Gjobiten disa lokale në Tiranë dhe Durrës

  • 4 years ago
TIRANE-Policia e Shtetit pas kthimit të aktit normativ në ligj ka zbritur në terren duke nisur me gjobat. Në Durrës dhe në Tiranë janë gjobitur disa lokale. Në Durrës janë gjobitur 10 lokale te Shkëmbi i Kavajës dhe një lokal dasmash, ndërkohë që në Tiranë janë ndëshkuar me masë administrative 4 lokale, pasi nuk ndaluan muzikën pas orës 20:00. Akti Normativ parashikon ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbylljen klubeve të natës për të parandaluar përhapjen e COVID-it.

Recommended