Wake Up/ Revoltohet mjeku: 127 e leshit, nuk e kap dot kurrë...

  • 4 years ago
Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar; mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84. Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë; numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25. Ka ekspertë që mendojnë se nëse asgjë nuk do të lëvizë, ka më shumë rrezik që pakënaqësia sociale dhe korrupsioni i mundshëm të fryjnë njëra-tjetrën dhe të krijojnë një pandemi më të madhe që do të kolapsojë jo vetëm sistemin shëndetësor, por gjithë modelet
e tjera të qeverisjes politike e ekonomike në këtë vend. Kjo situatë mund të luftohet vetëm me hetim epidemiologjik dhe gjurmim të mirë të virusit, por sipas mjekut Leonard Solis, Institutit të Shëndetit Publik po i zihet fryma dhe nuk po e bën si duhet hetimin epidemiologjik.
"Institutit të Shëndetit Publik po i zihet fryma. Duhet decentralizuar ky proces, sepse ISHP-ja nuk e përballon dot. Ata nuk kanë kohë të mendojnë sepse po bëjnë vetëm analiza. Ndërkohë që duhen decentralizuar çështja e laboratorëve dhe testimeve. Është një krim që qeveria nuk lejon spitalet private apo dhe qendrat e tjera shëndetësore të bëjnë testin, sepse edhe 127 është 12...leshi; nuk e merr dot kurrë dhe nuk e kap dot kurrë, dhe nuk ka as mundësi praktike kur thonë që marrim 3000 telefonata nuk ka mundësi praktike t'u përgjigjesh të gjithave. Pra duhet decentralizuar kjo çështje dhe t'i lënë mundësi ISHP-së të flasë më fort, më mirë, dhe të kryejë siç duhet ekzaminimet. Spitalet private aktualisht kryejnë testime me pikatore nga Instituti i Shëndetit Publik, pra me një fjalë kruhemi me thonjtë e tyre gjë që është e padrejtë."- tha i revoltuar mjeku Leonard Solis.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended