Top News - Hetimet për atentatin/ Viktima u ndoq para vrasjes

  • 4 years ago
Vrasja e 39 vjecarit Emiljano Ramazani një ditë më parë në Elbasan mund të jetë e gjitha e filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave rrotull. Burime thanë për Top Channel thane se janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike ndërkohë që mjeti i autorëve është parë të lëvizë disa herë me radhe rreth zonës, në pritje që 39 vjecari të kthehej në banesën e tij në lagjen 28 Nëntori.
Burimet shtuan më tej se babai i tre vajzave duket prej kohësh përgjohej në çdo lëvizje të tijën.
Asnjë të dhënë deri tani zyrtare nuk ka nga Policia e Elbasanit për persona të shoqëruar si dëshmiratë të ngjarjes apo të dyshuar të mundshëm.

Në rrugë jo zyrtare bëhet e ditur se autorët mund të jenë larguar drejt Durrësit, por në vëzhgimin që Top Channel bëri mëngjesin e së martës, në asnjë kryqëzin nuk ka postblloqe policie dhe as forca të shtuara.

Edhe pse një ditë më parë ngjarja e rëndë solli në Elbasan drejtues të rëndësishëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ende nuk ka asnjë autor të dyshuar dhe as shkaqet e krimit të rëndë i cili ndodhi në mes të ditës në një zonë të banuar.
Burimet thonë sehetimet janë përqëndruar në fushën e narkotikëve pasi Emiljano Ramazani nuk ishte I panjohur për policinë në këtë drejtim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#Atentat#TopChannel

Recommended