Humb jeten nje tjeter mjek nga koronavirusi | Lajme - News

  • 4 years ago
Një tjetër mjek humbi jetën mëngjesin e sotëm pas infektimit nga koronavirusi. 69-vjeçari Hysni Shkjau me 40 vite eksperiencë shërbente si mjek familjeje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Fushë-Arrëz të Pukës.

Gjendja e tij u rëndua në spitalin infektiv si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Ai është një nga 3 viktimat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit.

?Një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë?.

Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja.

?Aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë?.

Këtë të hënë u raportua numri më i lartë i testimeve ditore. Nga 459 analiza janë konfirmuar 71 raste pozitive.

?24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier?.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë. Në vendin janë aktualisht 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended