Top News - Shpërthejnë rastet me Covid, Australia mbyll kufirin!

  • 4 years ago
Kufiri mes dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales do të mbyllet pas një rritjeje të menjëhershme të rasteve me Covid-19 në Melbourne.


Në kryeqytetin e Victorias janë regjistruar qindra raste këto dy javët e fundit ? më shumë se 95% e infeksioneve të reja australiane.Deri më tani, të dy shtetet kishin mbajtur kufij të hapur edhe kur të tjerët i kishin mbyllur ato.

Izolimi, duke filluar nga e mërkura, do të kufizojë udhëtimin për ata që kanë leje. Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se ishte një vendim i përbashkët me kryeministrin e vendit Scott Morrison dhe atë të New South Wales, Gladys Berejiklian.?Kjo është një nga ato masa paraprake ? është një nga ato gjëra që unë mendoj se do të na ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit,? u tha Andrews.

Ai nuk dha indikacione se kur kufiri mund të rihapet. Fluturimi mes Sidneit dhe Melburnit ? janë zakonisht ndër rrugët më të ngarkuara në botë.Të tre udhëheqësit kishin thënë më parë se mbyllja e kufijve nuk ishte e nevojshme, por rritja e infektimeve ka shkaktuar alarm. Më parë, shumica e rasteve përfshinin kthimin e udhëtarëve nga jashtë, por tani mbi 80% po vijnë nga brenda komunitetit.

Victoria regjistroi 127 infeksione të reja të hënën ? rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DanielAndrews#Australia#TopChannel

Recommended