Report TV - Rudina Hajdari i drejtohet me tone të ashpra Ramës: Po bën lojë me PD

  • 4 years ago
TIRANE-Debati në Kuvend sot u përqendrua sërish te reforma zgjedhore. Rudina Hajdari i kërkoi kryeministri Edi Rama të flasë hapur nëse është pro ndryshimit të sistemit. "Ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista hapura. Ne kemi marrë përsipër ata qytetarë që duan lista të hapura, janë plot 78% që i duan këto lista. Ky është një lajm i mirë që ky proces të ecë përpara që të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista të hapura. PS-ja të jetë e qartë nëse do të jetë pjesë e 10%, njerëzve që kanë degraduar Shqipërinë, si do të ecim përpara, do të jeni pjesë e këtyre 10%, apo do të bëheni pjesë e shqiptarëve dhe do i nderoni për të mbështetur hapjen e listave. Përmes mbështetjes që mund t'u japim sot shqiptarëve, u tregojmë se duam zhvillim, demokraci funksionale dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE-së. Edi Rama nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice do të jesh i humbur" tha ajo.

Recommended