Nano dhe Dokle flasin per mocionin e PS te '96 - (2 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Pas Kongresit të 4 të Partisë Socialiste, kryetari i saj Fatos Nano, mendon se ka përfunduar cikli i reformave brenda kësaj partie, të cilat e kanë zanafillën në mocionin e shpallur katër vjet më parë nga vetë ai, gjatë kohës që vuante dënimin në burg.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Mocioni solli inicimin e një debati, të një procesi politik, kishte emocionet e veta sepse u shkrua në burg?.

Mocioni i 2 Korrikut ?96, nuk u pranua nga të gjithë socialistët drejtues dhe për këtë arsye u kristalizuan grupe pro dhe anti brenda PS, si dhe bashkëpunimi jo i sinqertë. Për Nanon është normale që mocioni të mos pranohej nga të gjithë.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Gjërat kur zhvillohen jo bardh e zi dhe jo vetëm në suaza të mbyllura partiake, kanë më shumë efekt. Mbështetja në çdo moment që është votuar për këto institucione, këto rregulla, këtë hapësirë bashkëveprimi, që krijuan socialistët në këtë proces katër vjeçar, gjithnjë kanë gëzuar një votë plebishitare?.

Një nga kundërshtarët më të flaktë të mocionit Nano, Namik Dokle për Tv Klan është shprehur:

Namik Dokle:- ?Siç e shikoni unë e kam harruar dhe qe nevoja që të ma kujtosh ti, që ka ndodhur një ngjarje e tillë?.

Gazetarja:- Zoti Dokle kanë ndodhur mocione të tilla, jo kaq të zhurmshme gjatë këtyre katër viteve?

Namik Dokle:- ?Jo nuk mendoj?.

Gazetarja:- A mendoni se ky mocion kristalizoj grupet pro dhe anti në PS?

Namik Dokle:- ? Jo jo nuk ka punë pro dhe anti, ka një diversitet mendimesh dhe siç po tregon edhe kjo konferencë partitë e emancipuara duhet të respektojnë mendimet ndryshe brenda vetvetes dhe të arrijnë në sinteza politike të cilat do ti ndihmojnë të programojnë punët dhe për të realizuar premtimet që u japin zgjedhësve?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended