Hartat ne Shqiperi ne gjuhen italiane (20 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Fëmijët shqiptarë mësojnë se plazhin e bëjnë në Durrazo, nga Valona ikin klandestinët, ndërsa në Skutari ka një lago të madh. Kështu janë shkruar emrat në këtë hartë të Shqipërisë të botuar në Itali dhe që përdoret në shkollat tona. Edhe në librari do të gjesh të njëjtin mall. Ndërkohë që në vendin tonë është dhe një institut i hartogafisë që studion dhe prodhon harta, por ai është lënë jashtë tregut. Për hartat e ardhura nga jashtë, drejtori i këtij instituti tregon:
"Kjo hartë, pikë së pari ngjyrat i ka tepër të rënda. Plus kësaj, të gjitha emrat janë të shkruara në italisht, aq më keq që nuk i përshtaten as konstruktit hartografik për nga madhësia dhe tipi i shkronjave, nxënësi nuk mund të bëje gjeografinë në italisht. Përveç kësaj ka një hartë tjetër prodhuar nga firmat shqiptare. Sidomos nga firma "Gjoka" në Vlorë dhe një firmë tjetër në Durrës. Kjo është një hartë që nuk ka respektuar drejtshkrimin shqip të emrave."
Një hartë e prodhuar nga institituti ynë i hartografisë, kushton 55 lekë, ndërsa një hartë e ardhur nga Greqia është blerë 14 herë më shtrenjtë, por rekordin e ka arritur një hartë e prodhuar në Durrës. Ministria e Arsimit e ka blerë 99 herë më shtrenjtë se kostoja e hartës së Institutit të Hartografisë. Tani këto prodhime nuk blihen më me tender.
" Në Ministrinë e Arsimit, sektori që ndjek hartat dhe tekstet, për fat të keq ne na ka spostuar pavarësisht se ne zyrtarisht kemi kërkuar si institucion dhe nëpërmjet akademisë, Ministria e Arsimit të bashkëpunojë me një institucion shkencor, shtetëror në dobi të shkollës."
Përveç kësaj specialistët kanë vërejtur dhe gabime drejtshkrimore tek hartat që nuk janë të institutit. Nëse i beson prodhimit të huaj apo të privatit, ka mundësi të nisesh për në Lushnje dhe të përfundosh në Skrapar./tvklan.al

Gazetar: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended