Ditë e Re - Muka: Shqipëria u mbyll kur lufta nuk kishte filluar, uji i detit nuk transmeton virusin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vala e dytë e infeksionit të virusit Covid-19 me rekord rastesh të reja të regjistruara çdo ditë shihet me shqetësim nga epidemiologët.

Taulant Muka, mjek epidemiolog dhe drejtues i grupit kërkimor në Universitetin e Bernës në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora thotë se qeveria ndoqi një strategji të gabuar me izolimin e ekstrem të popullatës në një periudhë kur numrat ditorë nuk e justifikonin një masë të tillë.

Gjithçka në gjykimin e tij ndodh sepse mungon ekspertiza, madje edhe në Komitetin Teknik të Ekspertëve mbi situatën e COVID-19.

Taulant Muka: Masat duhet të kishin filluar të merreshin sot dhe 2 muaj e gjysmë më parë për një luftë që nuk e pamë dhe për më tepër jo në atë ekstrem që pamë në Shqipëri. Kjo fatkeqësisht ndodh se edhe në Komitet mungon ekspertizë epidemiologjike. Dje po dëgjoja një ekspert të komitetit që thoshte ujërat e ëmbla transmetojnë infeksionin, nuk e di në cilën fantazi e kishte parë këtë fakt shkencor. Vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime duke çakorduar popullin duke mos bërë reagimet e duhuara në një situatë që ne kemi shumë nevojë.


Sezoni turistik ka filluar dhe Muka qetëson qytetarët se nuk ka prova shkencore që virusi mund të transmetohet përmes ujit të kripur të detit nga njëri person te tjetri.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/vala-e-dyte-e-covid-muka-shqiperia-u-mbyll-kur-lufta-nuk-kishte-filluar-uji-i-detit-nuk-transmeton-virusin


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended