Wake Up/ E rrallë: 85 ditë në izolim, mjekja shqiptare pas 7 tamponesh rezulton negative nga KOVID

  • 4 years ago
Në fund të muajit prill kemi realizuar një lidhje skype me mjeken onkologe, Alma Kasa e cila jeton dhe punon në Itali. Në fillim të muajit mars ajo u infektua me KOVID-19 nga kontaktet me pacientët. Rasti i mjekes Alma Kasa është një rast i rrallë pasi ajo ka qëndruar e izoluar vetëm për një kohë rekord, plot 85 ditë pasi rezultonte pozitive nga testet që kryente. Alma ka rezultuar pozitive pas 6 testeve dhe më në fund testi i 7-të i kryer vetëm pak ditë më parë ka rezultuar më në fund negativ. Kësisoj Dr. Alma i ka dhënë fund izolimit të gjatë prej 85 ditësh (3 muajsh) larg bashkëshortit dhe vajzës. "Ka qenë periudha ime më e vështirë, sidomos nga ana psikologjike. Bëra tamponin e parë pozitiv, kështu i dyti, i treti, i katërti, i pesti i gjashti...dhe kur bëra tamponin e shtatë gjendja ime ishte rënduar sepse mendoja, po sikur dhe ky test të dilte pozitiv. Kur erdhi rezultati ka qenë një emocion i fortë jo vetëm për mua por dhe për vajzën dhe bashkëshortin tim"- tregoi mjekja Alma Kasa.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended