'Berati si Venecia'! Përmbyten rrugën e qytetit të 'një mbi një dritareve'..makinat 'notojnë' në ujë

  • 4 years ago
BERAT- Kanë mjaftuar 1 orë reshje me intesitet të lartë që Berati, qyteti i një mbi një dritareve të shndërrohet si Venecia.

Sa herë që bie shi, ky qytet përballet me të njëjtën problematikë, përmbytje. Uji, siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ka vërshuar në rrugë, duke arritur në lartësinë deri në 40 cm, e për pasojë ka sjellë edhe vështirësi të qarkullimit të qytetarëve dhe të automjeteve. Mësohet se shkak për këtë është bërë bllokimi i kolektorëve të ujërave të bardha dhe ato të zeza të cilat zbrasen në lumin Osum, dhe pavarësisht faktit që problemi është identifikuar, nga ana e autoriteteve përkatëse nuk është marrë asnjë hap për të gjetur një zgjidhje.

Recommended