Artan Shkreli, Momentet e Kulturës - (10 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në këtë ndërtesë bashkjetojnë Ministria e Transporteve dhe një pjesë e Rendit. Studiuesit e Monumenteve të Kulturës, thonë se ajo është ndërtuar nga Italianët, me një stil venecian që është unikal për Shqipërinë, por mbi këtë ndërtesë po shtohet një kat që nuk i përketë më këtij stili.

Së pari dy institucione shtetërore shkelin mbi monumentet e kulturës. Së dyti objekti është brenda Ansamblit Monument Kulture që është shpallur i tillë një muaj më parë me vendim të posaçëm qeverie. Ansambli përfshin shëtitoren ?Dëshmorët e Kombit?, sheshin ?Skënderbej?, bulevardin ?Ahmet Zogu? dhe një pjesë rrotull tyre.

Në këtë zonë Këshilli i Ministrave ka vendosur që brenda vitit të shemb gjithë ndërtimet e paligjshme. Por kjo është një pjesë shumë e vogël e Tiranës. Nëpër lagje ka plot ndërtime monumentale që dita ditës mund të shemben për tu zëvendësuar nga pallatet. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Artan Shkreli thotë se po punohet për marrjen nën kontroll të të gjitha ndërtimeve të para luftës dhe atyre më të vonshme që kanë vlera të papërsëritshme.

Artan Shkreli, Drejtori i Institutit të Monumenteve:- ?Neve nuk do të lejojmë që shtëpi të tilla si Shpia e Oficerave në Tiranë, ose sot Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të prishen. Nuk do të lejojmë që të prishen vilat 2-3 katëshe me një arkitekturë elegante, të prishen për të bërë pallate 12-katëshe. Kështu ne shkatërrojmë memorien tonë historike?.

Dhe për ata që nuk e dinë ende Monumenti i Kulturës nuk është vetëm objekt ekskursioni por në radhë të parë pasaport për kulturën dhe historinë e një Kombi./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended