5 Maji, dita e deshmoreve (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
Sot është 5 Maji. Kjo datë tashmë është renditur në kujtesën e gjithsecilit si dita e respektit të gjakut të dëshmorëve të atdheut. Monumenti " Nënë Shqipëri" në Varrezat e Dëshmorëve, është rrethuar sot nga kurorat e nderit. Lule për të rënët në Luftën Nazifashiste. Për të nderuar kujtimin e tyre kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e rastit dhe kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit " Nënë Shqipëri" drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Kryeministri Meta dhe zëvëndëskryeministrja Makbule Çeço, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe sekretarja ndërkombëtare e kësaj partie Arta Dade. Nënkryetari i Kuvendit Popullor Namik Dokle dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Aleks Ndoni dhe përfaqësues të partive të Kosovës, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve.
"Nënë Shqipëri", më tepër si një emër monumenti, pas kaq vitesh ajo duket si një thirrjee bijve dhe bijave që dhanë jetën për liri dhe për atë që quhet Nënë Shqipëri. Pas ceremonisë së rastit, drejtues të shteti shqiptar zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve në kryeqytet. Kemi mundësi dhe njëherë tha Nano në shtëpinë e dëshmorit Pano Xhixho që të rizbulojmë bazat e luftës. Edhe takime të tilla duket se nuk mund të qëndrojnë larg politikës.
Kështu kryetari Nano ka zbuluar përveç bazës së luftës dhe faktin se mbledhja e djeshme e kryesisë, ka vendosur që selia e veteranëve në kryeqytet të mos ndodhet më në katin e pestë të godinës së selisë rozë. Kjo përgjigje erdhi si pasojë e ankesës së vëllait të dëshmorit Xhixho. Unë dhe Pandi tha Nano bëmë autokritikë, ndërsa Meta u angazhua se do ta zgjidhë këtë problem.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended