Report TV -Greqia 'harron' paktin për COVID-19/ Gjobit emigrantët shqiptarë për tejkalim të afatit!

  • 4 years ago
KORÇË- Marrëveshja e arritur mes dy qeverive për shtyje të afateve të qëndrimit në zonën shengen për shkak të situatës së COVID-19, duket se ka mbetur në letër nga ana e palës greke. Ditën e sotme emigrantët shqiptarë të cilët e kishin shkelur afatin prej 90 ditësh të qëndrimin në Greqi, kjo për shkak të mbylljes së kufijve dhe karantinës, janë gjobitur nga dogana greke me 600 euro. Për mikrofonin e Report Tv, ato shprehen se nuk i është komunikuar asgjë nga autoritetet greke, thjeshtë kanë firmosur gjobën.

Recommended