Syze per te pare te infektuarit me Covid-19 | Lajme - News
  • 4 years ago
Këto syze shfaqin temperaturën trupore të njerëzve në një largësi deri 3 metra. Ato mund të zbulojnë individët që kanë simptoma të infektimit me koronavirus, siç është temperatura e lartë. Temperatura kontrollohet përmes një sensori me infra të kuqe.

Inteligjenca artificiale më pas përllogarit temperaturën e trupit dhe e shfaq tek syzet në bazë të hartës së nuancave të ngjyrave nga e verdha deri tek e kuqja, që tregojnë pjesët e trupit me temperaturë të lartë.

Syzet janë zhvilluar nga një kompani kineze, që prodhon pajisje për lojërat kompjuterike. Ato mund të përdoren masivisht, në qendra tregtare, aeroporte dhe në zona të tjera me përqëndrim të lartë popullsie, ku rreziku i përhapjes së COVID-19 është i madh.

Firma kineze ka shitur deri më tani 1 mijë palë syze të tilla në parqe industriale, shkolla e institucione qeveritare dhe po merr gjithnjë e më shumë porosi nga vende të huaja.

Kina ka nisur vendosjen e sistemit të kontrollit me imazhe të temperaturës në stacionet e trenave. Ky sistem po eksperimentohet edhe në aeroportin ?Hithrow? të Londrës.

Këto syze mund të jenë zgjidhja për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në shumë vende të botës ku qeveritë kanë ndërmarrë masa për lehtësimin e masave bllokuese të ekonomisë.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended