Samiti i Zagrebit, Plenkoviç: BE-ja të ndihmojë Ballkanin Perëndimor

  • 4 years ago
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç para fillimit të Samitit të Zagrebit në të cilin marrin pjesë liderët e BE-së dhe Ballkanit Perendimor, deklaroi se Kroacia e ka iniciuar këtë tubim për t'i dërguar disa porosi BE-së.
Bashkimi Evropian të qëndroj i gatshëm të mbështes përpjekjet për reformat evropiane të gjitha vendeve tona fqinje, jo vetëm në kontekst për negociatat qasëse që i bën Mali i Zi dhe Serbia, jo vetëm në kontest të vendimit shumë të rëndësishëm të BE-së, për të cilin falë angazhimit diplomatik dhe politik të Kroacisë dhe miqve dhe partnerëve tanë për vendimin konkret për hapjen e negociatave qasëse për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për porosinë që shkon drejt Bosnjë e Hercegovinës, vend shumë i rëndësishëm për Kroacinë, të cilës duam ti ndihmojmë në rrugën Evropiane dhe dëshirojmë të sigurohen të drejta të barabarta për të gjithë popujt që jetojnë në Bosnjë e Hercegovinë. Po ashtu mbështesim edhe negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Porosisim BE-në që financiarisht të mbështes të gjashtë vendet tona fqinje në luftën kundër Kovid19, që Komisioni Evropian të përgatis pako të madhe ekonomike për ndihmë e cila do të dërgojë edhe raporte të rregullta për avancimin e këtyre vende- deklaroi Andrej Plenkoviç, kryeminstër i Kroacisë.

Recommended