Lleshaj: “Vizioni Zero”, mund te arrihet edhe tek ne

  • 4 years ago
#klan #klanlajme #tvklan.al
Konferenca e Nivelit të Larte "Siguria Rrugore 2020".

"Bashkimi Europian po punon për realizimin e ambicies të quajtur ?Vizioni Zero?, që synon afrimin tek shifra zero e viktimave në qarkullimin rrugor në vitin 2050.

Edhe tek ne, nëse do trajektorja e numrit të viktimave në aksidente do të ndjekë tendencën e viteve të fundit, ky objektiv mund të arrihet.

Sigurisht që sot një objektiv i tillë mund të duket si një ëndërr e bukur, por unë mendoj se kjo gjë është e mundur.

Në funksion të këtij objektivi kërkohet një program kombëtar i cili do të parashikojë një qasje të fortë dhe gjithëpërfshirëse për rritjen e sigurisë rrugore.

Dhe në fakt ky është qëllimi i konferencës së sotme; kërkimi i rrugëve dhe praktikave më të mira që na çojnë drejt këtij objektivi të rëndësishëm kombëtar.

Vizioni Zero kërkon së pari më shumë hapësirë për temën e sigurisë rrugore në politikë dhe më tej në shoqëri, më shumë ndjeshmëri publike. "

Recommended