400 çifte lidhën kurorë në ditën e Shën Valentinit, ceremonia falas!

  • 4 years ago
Më shumë se 400 çifte lidhën kurorë bashkë në ditën e Shën Valentinit në Managua.


Ceremonia ishte falas për pjesëmarrësit; të gjitha shpenzimet u paguan me fonde qeveritare. Një nismë e tillë konsiderohet e rëndësishme në Nikaraguan, që është njëri prej vendeve më të varfra të botës.

?Ka 17 vjet që organizohet një event i tillë. Këtë vit patëm 405 çifte, por ky nuk është rekordi ynë sepse një herë patëm gati 800 çifte pjesëmarrëse. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj përpjekjeve për t`i krijuar njerëzve mundësinë që t`i ligjërojnë marrëdhëniet e tyre?.

?I jemi mirënjohës qeverisë që na e krijoi mundësinë të martohemi këtu, pa shpenzime. Inkurajoj sa më shumë njerëz që ta bëjnë këtë gjë vitin e ardhshëm?.

Kishte dhe raste si ai i 52-vjeçarit, Ramon Pastrana dhe partneres së tij, Rosa Peres 49 vjeç, të cilët kanë qenë të lidhur për 30 vjet e kanë bashkë 5 fëmijë. Por vetëm tani që janë bërë gjyshër, gjetën mundësinë që ta zyrtarizonin marrëdhënien e tyre. Paga më e ulët në Nikaragua është më pak se $ 220 dollarë, një shumë kjo që nuk mbulon as shpenzimet për produktet më bazike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShenValentin#Managua#TopChannel

Recommended