Koronavirusi/ Manastirliu: Kemi mundësi të zbulojmë sëmundjen - Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse Shqipëria ka qënë imune deri më tani nga koronarvirusi, ministria e Shëndetësisë ka inspektuar në laboratorin e institutit të shëndetit publik diagnozën e plotë për këtë virus.Kjo do të thotë se ministria ka marrë masat sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të konfirmuar rastet me koronavirus nëse do të ketë ne vendin tone.?Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?, deklaroi Manastirliu.Sipas Manastirliut, Shqipëria ka një renditjE positive sa I përket indeksit të Sigurisë Shëndetësore.?Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara, për përgjigjen e sistemeve shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj epidemive, etj?, tha Manastirliu.Ministrja konfirmoi gjithashtu se janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë. Ndërkohë janë trajnuar 475 punonjës të sistemit shëndetësor për këtë situatë.

Recommended