PD për zgjedhoren: Qeveri tranzitore dhe drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve

  • 4 years ago
TIRANE-Partia Demokratike depozitoi sot në tryezën e ekspertëve propozimet për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Por çfarë kërkon PD-ja që të ndryshohet? Në draftin e siguruar nga Report Tv, tre janë kërkesat kryesore të PD-së, e para qeveria kujdestare tranzitore para zgjedhjeve, e dyta emërimi i një drejtori të ri të policisë së shtetit 100 ditë para procesit zgjedhor nga ministri i Brendshëm teknik dhe e treta që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK-u. Gjithashtu në draft, PD-ja kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të vendosë në lëvizje të gjitha institucionet në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.

"Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/2014 ?Për Policinë e Shtetit?, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Marrëdhënia e Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit gjatë periudhës 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve, përcaktohet nga rregullat kalimtare të parashikuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve: nxjerr udhëzim për procedurat administrative të veçanta gjatë periudhës zgjedhore. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, brenda dy muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, raporton me shkrim pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për veprat penale zgjedhore në kompetencë të saj.

Drejtuesi i BKH-së, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr rregulloren mbi metodologjinë e informimit të BKH-së nga punonjësit e policisë së shtetit për veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i BKH-së, kur konstaton shkelje disiplinore të policisë gjyqësore përgjatë kryerjes së hetimeve të veprave penale zgjedhore, paraqet brenda 5 ditëve ankesë me shkrim tek Komisioni Disiplinor [për t?u verifikuar] për Policinë Gjyqësore. Prokurori i Përgjithshëm ka përgjegjësi për punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të apelit dhe shkallës së parë për periudhën zgjedhore" thuhet në draft.

Recommended