Shkodër, 13-vjeçarja humbi jetën si pasojë e flakëve, i afërmi: Zjarrin e ndezi gjyshja e saj

  • 4 years ago
Një i afërm i 13-vjeçares e cila gjeti vdekjen si pasojë e një zjarri në baraken ku ajo flinte gjumë ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen e trishtë.

Ai ka thënë se vajza ka qenë duke fjetur gjumë ndërsa ka qenë gjyshja e saj që ka ndezur zjarrin që më pas përfshiu të gjitha barakat.

"E kemi pas të fëmija e fëmijë, e kemi pas edhe në Tiranë. Po shkuam e morëm para vitit të ri që të festonte me familjen. Ajo ka pas probleme mendore, ka qenë gjyshja e vet që ka ndezur zjarrin në barake. Edhe kjo ka qenë në gjumë. Në momentin që është ndez zjarri ka shkuar në banjë, kur ka dal ka pa flakën. Vajza ka qenë në gjumë. Unë i kam njerëzit e gruas." tha i afërmi i vajzës.

"I vëllai ishte tu pi kafen e mëngjesit jashtë. Kemi pas me probleme gocën. Ka pas probleme me veshin shumë keq. E kemi vizitu në Shkodër, pas kësaj e çuam edhe atje tek qendra ku rrinte goca me fol me ta për problemin. Ndodhi kështu si ndodhi nuk e di tani." tha më pas i afërmi i vajzës.

Recommended