Uniko - U premtoi pune ne Gjermani, zhduket 34-vjeçari qe mashtroi shqiptaret

  • 4 years ago
Emisioni ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, ka trajtuar këtë të hënë një rast mashtrimi, që në pamje të parë të duket i zakonshëm dhe në vlera të vogla monetare të humbura.

Por në të vërtetë nisur nga numri i lartë i personave të mashtruar, është një rast shqetësues që ka ndodhur në mes të Tiranës. Historia nis në fund të vitit 2017, kur një 34-vjeçar me shtetësi gjermane mbërrin në Tiranë.

Brenda pak ditësh, ai ngre një strukturë të mirëfilltë dhe del në treg me ofertën entuziaste për këdo që e lexonte apo e dëgjonte: ?Kontrata të sigurta punësimi në Gjermani?.
Labinot Citaku i lindur në Mitrovicë dhe me shtetësi gjermane, erdhi i vetëm në Rinas në Shtatorin e vitit 2017.
Ai u vendos në Tiranë në një shtëpi me qira, me ide të qarta dhe një plan konkret se si të bënte para pa lodhje dhe shumë lehtësisht.
Labinoti ngriti një skemë mashtruese nëpërmjet një agjencie punësimi që u premtonte qytetarëve kontrata punësimi të garantuara për në Gjermani.
Për ta bërë të besueshme të gjithë skemën e mashtrimit, ai fillimisht gjeti një zyrë me qira në një qendër tregëtare në rrugën e Kavajës në Tiranë për t?u spostuar pas disa muajsh në rrugën ?Misto Mame? në një ambient tjetër.
Ai iu drejtua Qendrës Kombëtare të Bizneseve dhe me një pagesë prej 1000 lekësh të vjetra, ai themeloi në datën 18 Dhjetor 2017 kompaninë ?Çitaku Group? me aktivitet agjenci punësimi.
Pas këtij hapi që rriti besueshmërinë e tij, ai publikon njoftime se kërkonte të punësonte sekretare.
Pasi siguron dhe stafin, Labinoti hidhet në aksion. Me një fushatë marketingu të mirëmenduar, ai shpërndan njoftimet joshëse ku bënte me dije se në Mynih dhe në Berlin kërkohen 500 punëtorë të profesioneve të ndryshme që do paguheshin deri në 2500 Euro në muaj .
Labinoti kishte filluar të priste qytetarë të interesuar çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00. Ai u shpjegonte atyre se pagesa totale është 2500 Euro bruto dhe në dorë ata do merrnin 1600 Euro në muaj.
Të interesuarit nuk ishte e thënë të kishin një kualifikim të certifikuar, por duhet të paraqisnin vetëm kopje të letërnjoftimit apo dhe pasaportës.
Kompania e Labinotit u premtonte të interesuarve kontrata punësimi për në Gjermani, por para se të nënshkruanin kontratën, ata duhet të bënin një pagesë në bankë në vlerën e 50 Eurove, dhe sipas tij, pasi të njoftonte ambasada gjermane, do të duhej të paguhej nga aplikanti dhe shuma tjetër prej 301 Eurosh, pagesë që bëhej pak ditë pas derdhjes së vlerës së parë pa pritur një konfirmim nga ambasada .
Që nga fundi i vitit 2017 deri në Qershor të vitit 2018, tek zyrat e Labinotit ishin paraqitur me dhjetra qytetarë, por vetëm 107 prej tyre kishin arritur të nënshkruanin një kontratë tip dhe që kishin derdhur secili shumën prej 351 Euro me një vlerë totale prej rreth 40 mijë Euro.
Por pavarësisht premtimit se gjithçka do të shkonte më së miri, për asnjë prej aplikuesve ende nuk kishte patur një njoftim për t?u paraqitur në ambasadë për të vijuar me procedurat e tjera.
Mungesa e një kontakti ...

Recommended