“Rruga drejt...” – Përplasjet politike në prag të zgjedhjeve

  • 4 years ago
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sa më shumë që afrohen aq më shume nxehet atmosfera politike. Partitë në pushtet dhe opozitë njëra me tjetrën bëjnë kritika dhe akuza të përhershme. Edhe pse kusht për integrim në Bashkimin Evropian, Ligji për Prokurorinë Publike nuk arrin t?i bëjë bashkë partitë politike që çdo ditë pa-rresht përmendin se janë për integrim dhe se Bashkimi Evropian nuk ka alternativë! Ndërkohë nuk janë të gatshëm për kompromis, siç nuk ishin të gatshme të bëjnë kompromis as për ndryshimet në Kodin zgjedhor, me të cilat parashikohej ndryshimi i modelit zgjedhor. Ndërkohë përplasjet janë të përditshme në relacionin VMRO- LSDM sa i përket funksionimit të qeverisë teknike. Zgjedhjet e 12 prillit partitë i shohin si tepër të rëndësishme, sepse nga rezultati i tyre do të dihet edhe fati i lidershipit të subjekteve politike.
Mbi fushatën e partive politike në prag të fushatës zyrtare parazgjedhore në Rruga drejt të ftuar janë: Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së; Artan Grubi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së dhe Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Recommended