Report TV - Alimadhi: Nëse unë se kam vendin këtu më çoni ku kam qenë para viteve '90

  • 4 years ago
Diskutimi i Amnistisë në Komisionin e Ligjeve ka sjellë debate të forta mes të pranishmëve në sallë. Ka qenë deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi i cili pas debateve me deputetët e mazhorancës është larguar nga mbledhja.

Teksa pyeste ministren Gjonaj për amnistinë ndaj grave, në sallë deputetët e mazhorancës kanë qeshur por kjo nuk është pritur mirë nga Alimadhi i cili ka shpërthyer në akuza duke thënë se është i gatshëm të largohet fare nga Komisioni.

Alimadhi: A është diskutuar ky projektligj me grupet e interesit ? Është konsultuar me gratë si grup interesi. Pse nuk u kalua përpara vitit te ri ky projektligj ?  Mos flisni në këtë gjuhë të pakulturë. Nëse nuk jam për këtu unë të largohem . Si diktaturë. Nuk qeshet kështu. Ku jemi këtu. Nëse unë se kam vendin këtu më çoni ku ka qenë para viteve '90.

Më pas Alimadhi është larguar nga Komisioni.

Recommended