Vullkani/ Nga hiri i tij prodhohen tulla

  • 4 years ago
Hiri i nxjerrë nga një vullkan në Filipine po përzihet me mbetje plastike për të prodhuar tulla, në një përgjigje kreative ndaj problemeve të vazhdueshme të vendit me ndotjen dhe katastrofat e shpeshta natyrore.


Vullkani Taal, u bë aktiv një javë më parë duke nxjerrë kolona të larta tymi e hiri në qiell dhe duke bërë që qyteti i afërt, Binan të mbulohej me pluhurin gri. Zyrtarët e ambjentit thanë se nuk do të pastronin qytetin por do të kombinonin hirin me rërë, çimento dhe mbetje plastike, për të prodhuar rreth 5 mijë tulla në ditë për projektet lokale të ndërtimit.

Në vend që ta mbledhim dhe ta hedhim hirin diku, ne mund ta kthejmë atë në diçka të dobishme. Dhe këtu përfshijmë edhe plastikën ? thanë zyrtarët e qytetit.

Filipinet në fakt përballen me një krizë mbeturinash, me një raport vitin e kaluar që thoshte se ai përdorte një sasi shokuese sendesh plastike, një përdorimesh, përfshirë rreth 60 miliardë thasë mbetje çdo vit. Po ashtu vendi goditet edhe nga rreth 20 stuhi të mëdha çdo vit, dhe tërmetet janë të shpeshtë, duke i marrë jetën qindra personave çdo vit. Për shkak se ndodhet në unazën e zjarrit të paqësorit, vendi po ashtu ka edhe shpërthime periodike vullkanesh. Me hirin vullkanik dhe mbetjet plastike me shumicë, zyrtarët shohin tani projektin e tyre, si një rrugëzgjidhje kreative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Volcano#Philipine#TopChannel

Recommended