'Çfarë është kjo që më nxjerr?!' E pësojnë dy shoferë në Tiranë, donin të jepnin rryshfet policit

  • 4 years ago
Policia Rrugore e Tiranës goditi dy raste të mitdhënies. Në pranga ranë dy drejtues automjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Ndre Mjeda" shoferin me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte makinën pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Gjithashtu, në rrugën "Konferenca e Pezës" është ndaluar Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mos vijimin e procedurave administrative ndaj tij.

Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy shoferëve në kushtet e flagrancës, për veprën penale ?Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara.

Recommended