Petrit Ago konferencë për doganat - (31 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në doganat shqiptare tani vidhet më pak. Drejtori i Përgjithshem i Doganave Petrit Ago nuk gjykon parardhësit dhe ndërkohë nuk nguron të deklaroj se muaji Mars shënon realizimin 100% të objektivit. 3.6 miliard lekë janë përfituar nga zhdoganimet në këtë muaj Mars dmth 32% më shumë se një vit më parë.

Ndërsa për tre mujorin e parë të këtij viti sipas zotit Ago të ardhurat nga doganat kapin shifrën e 9.8 miliard lekëve ose 28% më shumë se e vitit të kaluar. Sipas Drejtorit të Përgjithshem të Doganave Petrit Ago, mos realizimet nga paraardhësi i tij ishin shkak që ai të largohej nga detyra, por puna për Agon i takon dhe stafit të tij.

Petrit Ago:- ?Të them të drejtën kur kam ardhur unë, këto i kam përseritur, ketu nuk dua të rëndoj ish-drejtorin e përgjithshëm sepse edhe unë nuk drejtoj vetëm por me kolegët e mi. Gadishmeria e kolegëve të bazës ka qenë e jashtëzakonshme dhe për kontributin që kanë dhënë deri tani, duke krijuar një klimë për ata që duan të jenë në rregull me ligjet e shtetit dhe për të penguar abuzuesit me futjen e mallrave kontrabandë. Të gjithë këtyre sidomos drejtuesve në Durrës, Kakavijë, Kapshticë dhe Qafë Thanë, e deklaroj që i jam mirënjohës?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended