Dita e Shën Faustit - (15 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Quhet Shën Faustini, dita e të vetmuarve. Radhitet në kalendar pas Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve. Është zgjedhur enkas si ditë e veçantë, pasi të jesh vetëm sot është një mënyrë e re jetese. Ardhur nga tradita mesjetare festat shekullore janë përcjell së fundi edhe tek ne. Mirpo fluksi i djeshëm i Shën Valentinit, duket se sot ka rënë. Askush nuk ka dëshirë të festoj festën e vetmitarëve, ndoshta dikush nuk ja di as domethënien.

Të rinjtë shqiptar i thonë kështu jo ditës së të vetmuarve, për ta më shumë rëndësi ka të jesh i dashuruar. Festë mund të bësh çdo ditë./tvklan.al